NATO diskuton për Afganistanin
Nga zhvillimet ndërkombëtare, shtypi britanik i së enjtes shkruan një rradhë artikujsh në prag të samitit të vendeve anëtare të NATO-s që do të mbahet të oremten në Lizbonë.
Në samit pritet të miratohet një plan i detajuar për dorëzimin të përgjegjësisë nga forcat e aleancës, tek ato afgane. Ky proces pritet të nisë nëpër provinca të caktuara brenda gjashtë muajve dhe të përfunojë në vitin 2014, kur parashikohet që afganët të merrnin përsipër përgjegjësinë në fushën e sigurisë në mbarë vendin.
Financial Times shkruan se megjithatë, një zyrtar i lartë i NATO-s në Afganistan ka paralajmëruar paralelisht se procesi mund të zgjasë përtej vitit 2014. Mark Sedwill ka deklaruar se 2014 'nuk është afat për përfundimin e misioneve luftarake të Perëndimit. "Fundi i 2014-ës nuk do të thotë se misioni ka përfunduar, por se ai ndryshon". FT po ashtu shkruan se në samit, aleanca do të prëpiqet që "të qetësojë nervat turke" për planin e mbrojtjes raketore nga Irani. "NATO synon që të heqë dorë nga planet e saj për ta veçuar kërcimin e raketave balistike iraniane si kërcënim ndaj aleancës", shkruan FT. Gazeta shton se shqetësimi i Turiqsë mbetet kërcënim për unitetin në samit. Nga zhvillime të tjera, gazetat shkruajnë dhe për refuzimin e Presidentit irakian, Jalal Talabani, për të nënshkruar dënimin me vdekje të ish-ministrit të jashtëm të kohës së Saddam-it, Tariq Aziz. Z. Aziz, "zëdhënësi i Tiranit", si e quan Independent, u dënua me akuza në lidhje me fushatën e persekutimit të partive opozitare shiite.
Z. Aziz u vetëdorëzua tek forcat amerikane në prill 2003. "Simpatizohem me Tariq Azizin sepse ai është irakian i krishterë, për më shumë është plak mbi 70 vjeç," u citua z. Talabani. Guardian shkruan se në një intervistë me gazetën nga burgu, para se të shpallej dënimi, Z. Aziz i ka deklaruar gazetës se të gjitha vednimet ishin marrë nga Sadami dhe se ai nuk kishte marrë pjesë në asnjë krim. Gazeta shkruan se z. Aziz ka 30 ditë në dispozicion për të apeluar vendimin. Times shkruan se Serbia i ka kërkur ndihmë Interpolit për të gjetur të shumëkërkuarin për krime lufte, Ratko Mladic, duke lënë të kuptohet se autoritetet besojnë se ai nuk ndodhet më në vend. Kërkesa është bërë nga ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Dacic gjatë një vizite në selinë e agjensisë policore ndërkombëtare në Lion të Francës. Guardian ndërkohë njofton se një lojtar waterpoloje serb, Darko Novovic kathyer rekordin për notimin në amazonë. Gazeta shkruan se z. Novovic iu deshën vetëm 46 ditë për të notuar përgjatë lumit që është 5, 450 km i gjatë. Ai theu kështu rekordin që mbahej nga një tjetër ballkanas, slloveni Martin Strel.
Referenca
[redakto]- Lajmet.com (22.11.2010)