Naço: Biznesi Amerikan mund të ofrojë kontribut të çmuar për një treg të përbashkët energjetik në Rajon

Nga Wikilajme, burimi i lirë i lajmeve që ju mund të shkruani!
Jump to navigation Jump to search
Pntbl.png
Statusi: E mbaruar 24 Mars 2011 17:49 (CET)
Ju lutem mos bëni asnjë ndryshim thelbësor. Keni ndonjë opinion për këtë lajm? Postojeni!


Partneriteti Transatlantik, Rizgjimi i Marrëdhënieve SHBA - Ballkani Perëndimor, ka mbledhur në SHBA krerë të lartë të shteteve, ministra dhe personalitete nga rajoni për të diskutuar rreth sektorëve potencialë ekonomikë si energjia, transporti, infrastruktura, etj. Zyra e shtypit e METE-së bëri të ditur se në Samitin e biznesit SHBA - Ballkani Perëndimor, i cili organizohet në Baltimore, në shtetin e Maryland, mori pjesë edhe ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Nasip Naço, e cili në fjalën e tij, e cilësoi këtë aktivitet si dëshmi të intensifikimit të mëtejshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera ndërmjet qeverive dhe popujve të Ballkanit.

Naço u shpreh se "rajoni ynë është një mozaik kulturash, traditash dhe gjuhësh, por historia na ka mësuar të kemi kurajon të flasim në një zë kur bëhet fjalë për sigurimin e stabilitetit politik, zhvillimin ekonomik dhe kohezionin social". Duke u shprehur mirënjohje SHBA-ve, të cilat kanë kontribuar rrënjësisht në demokratizimin e vazhdueshëm të vendeve tona, kreu i METE-s vuri në dukje se "Shqipëria, edhe pse një vend i vogël në botë, ka luajtur një rol të madh dhe aktiv në rajon për të krijuar një vizion për një Ballkan më të begatë, ku paqja dhe stabiliteti kanë zëvendësuar konfliktet etnike, ku rritja dhe zhvillimi ekonomik po mbizotëron ndaj stanjacionit, ku europianizimi po triumfon ndaj nacionalizmit". Sipas tij, fituesit e vërtetë të kësaj bote të globalizuar janë ata të cilët mendojnë përtej kufijve kombëtarë, dhe të cilët punojnë sëbashku për të nxitur zhvillimin dhe prosperitetin e popullit të tyre.

Burimet[redakto]


Bookmark-new.svg