Ndërroi jetë poeti Din Mehmeti

Nga Wikilajme, burimi i lirë i lajmeve që ju mund të shkruani!
Statusi: E mbaruar 14:20, 13 Nëntor 2010 (UTC)
Ju lutem mos bëni asnjë ndryshim thelbësor. Keni ndonjë opinion për këtë lajm? Postojeni!


Ne Gjakovë në moshën 78 vjeçare u nda nga jeta poeti ynë i mirënjohur Din Mehmeti.

Din Mehmeti lindi në 1932 në fshatin Gjocaj të Junikut. Ka studiuar për gjuhë dhe letërsi shqipe në Universitetin e Beogradit. Ka qenë profesor shumëvjeçar në Shkollën Pedagogjike të Gjakovës.

Në orën 12:00 në Gjakovë u mbajte një mbledhje komemorative, ndërsa varrimi ishte në orën 14,00 në varrezat e qytetit në Gjakovë, ben te ditur KD.

Edhe pse ka botuar kritika letrare dhe një dramë, Din Mehmeti njihet kryesisht për poezinë e tij figurative, e cila është botuar që nga viti 1961 deri në vitin 1999 në 16 vëllime. Poezinë e parë e botoi në vitin 1949 në revistën letrare Jeta e re. Vepra më të njohura: Në krahët e shkrepave (1961), Rini diellore. (1966) Dridhjet e dritës (1969), Heshtja e kallur (1972), (1974), Fanar në furtuna (1981) Agu, dramë (1982), Prapë fillimi (1996), Klithmë është emri im ( Tiranë 2002), Mos vdis kur vdiset (2001)

Referencat[redakto]