Ndalohet libri i diskutueshëm mbi Mahatma Gandhin
Appearance
Një libër i diskutueshëm për Mahatma Gandhi është ndaluar nga qeveria e vendit të tij të lindjes, Gujarat.
Kryeministri Narendra Modi ka thënë se përmbajtja e librit ishte “perverse dhe e përçmonte ikonën e paqes”.
Libri i shkruar nga autori fitues i çmimit Pulitzer, Joseph Lelyveld përmban dëshmi se heroi indian ka pasur lidhje homoseksuale.
Ndërkohë mediat londineze bëjnë më dije se pritet që ndalimi i librit të bëhet edhe në vende tjera që nuk e kanë të legalizuar homoseksualizmin.
Asambleja e shtetit të Gujaratit ka votuar menjëherë dhe ka marrë vendim që “Great Soul: Mahatma Gandhi and His Struggle ëith India” të ndalohet.
Kjo ka ndodhur para se libri të botohet në Indi dhe masat janë marrë pasi kanë lexuar disa herë librin.
Burimet
[redakto]- "Ndalohet libri i diskutueshëm mbi Mahatma Gandhin" — Balkanweb, 05. Prill 2011