Nesër nis “Kosova Fashion Week”
Jump to navigation
Jump to search
Pas përgatitjeve mujore, që nga nesër, më gjashtë prill, për pesë ditë radhazi pritet të zhvillohet spektakli tradicional “Kosova Fashion Week”.
Java e modës “Kosova Fashion Week” ka për qëllim prezantimin e vlerave të kreatorëve shqiptar. Për pesë net me radhë do jenë dizenjatorët më të mirë shqiptar si dhe shtëpitë më të mëdha të modës në vend do të prezantojnë kreacionet e tyre.
Gjithashtu karakteristikë e këtij evenimenti do të jetë që publiku do të mund të blejë kreacionet e disenjatorëve në sallën ku do të mbahet ky spektakël.
Ky eveniment i organizuar nga Agjencia e modës “Gecjan Fashion Group” dhe “RTV 21” do të nisë nga e mërkura me fillim në ora 19.30 në Sheshin 21 dhe do të zgjasë deri të dielën.
Burimet[redakto]
- "Nesër nis “Kosova Fashion Week”" — Balkanweb, 05. Prill 2011