Netanjahu: Izraeli i gatshëm të reagojë me forcë ndaj goditjeve palestineze
Appearance
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu pohoi sot se Izraeli ishte gati të reagonte me forcë për të ndaluar goditjet me raketa dhe predha nga Rripi i Gazës në drejtim të territorit të tij.
"Ne jemi gati të veprojmë fuqimisht dhe me vendosmëri të plotë për t'u dhënë fund këtyre goditjeve", deklaroi Netanyahu për shtypin para takimit me sekretarin amerikan të Mbrojtjes, Robert Gates në Cesaree (perëndim). Izraeli goditi sërish dje Rripin e Gazës pas hedhjes së raketave dhe predha nga territori palestinez në jug të Izraelit, megjithë thirrjet për qetësi.
Burimet
[redakto]- "Netanjahu: Izraeli i gatshëm të reagojë me forcë ndaj goditjeve palestineze" — Radio Televizioni Shqiptar, 25. Mars 2011