Nigeri: Islamistet i shenuan Krishtlindjet me shperthime
Nga eksplodimet në Natën e Krishtlindjeve në rajonin e trazuar qendror të Nigerisë, janë vrarë së paku 32 vetë, dhe jane plagosur 70 te tjere, thonë zyrtarët. Zyrtari lokal Gregory Yenlong nga shteti Plateau, i tha AP-së se ai i ka numëruar kufomat në dy vende të goditura nga shpërthimet e bombave, në qytetin qendror Jos, të premtën në mbrëmje.
Sipas tij, askush nuk e ka marrë përgjegjësinë. Jos është qendër e një hapësire me përplasje etnike dhe dhunë, që shpeshherë shpërthen përgjatë linjave religjioze ndërmjet të krishterëve dhe myslimanëve. Gjatë këtij viti, nga incidentet e dhunshme në këtë rajon, janë vrarë më se 500 vetë.
Perfaqesues te ushtrise nigeriane i thane BBC se ne momentin aktual patrulla te ushtrise po kryejne krehjen e zones se tragjedise dhe ne nje te ardhme te afert autoritetet shpresojne per te qartesuar tablone e kesaj ngjarjeje.
Burimet
[redakto]- "RTSH.al" — 26. Dhjetor 2010