Jump to content

Nje delegacion i ri Afrikan ne Bregun e Flidishte

Nga Wikilajme, burimi i lirë i lajmeve që ju mund të shkruani!
Statusi: E mbaruar 17:55, 3. Janar 2011 (UTC)
Ju lutem mos bëni asnjë ndryshim thelbësor. Keni ndonjë opinion për këtë lajm? Postojeni!


Mesohet se një delegacion i liderëve afrikan që po viziton sot Bregun e Fildishtë do t'i ofrojë Laurent Gbagbo-s një marrëveshje për t'u larguar nga pallati presidencial. Një anëtar i lartë i delegacionit i tha korrespondentit te BBC në Abixhan se zotit Gbagbo do t'i jepet një amnisti ligjore dhe se pasuritë e tij personale do të sigurohen. Një burim i lartë në delegacionin afrikan që po viziton Abixhanin tha se marrëveshja për zotin Gbagbo ishte kjo: ai duhet të largohet nga pushtet - por, në shkëmbim ai merr një amnisti ligjore dhe pasuritë e tij personale do të sigurohen. Kërcënimi nga liderët afrikane, shumica e të cilëve, këto ditë, përkrahin demokracinë, është se në qoftë se Gbagbo nuk e pranon marrëveshjen ai do të hiqet nga pushteti me një forcë ushtarake të Afrikës. Ky është një kërcënim të cilin e mbështesin edhe vendet perëndimore.

Burimet

[redakto]