Normalizohet transporti ne Evrope
Bora e ngrica shkaktuan kaos në ditët e ngarkuara të fundvitit. Në aeroportet dhe stacionet e trenave në Europë po kthehet gradualisht normaliteti pas disa ditësh me borë e ngrica që krijuan kaos për udhëtarët në periudhën e ngarkuar të festave të fundvitit. Aeroporti Heathrow në Londër njoftoi të mërkurën për realizimin e shumicës së fluturimeve, ndërsa në Gjermani aeroporti i Frankfurtit bëri të ditur se shërbimi po normalizohet gradualisht, pas afro 500 fluturimeve të anulluara të martën. Shërbimi hekurudhor Eurostar që lidh Britaninë me Europën kontinentale po operon thuajse si zakonisht, por udhëtarëve pa bileta u është kërkuar të mos paraqiten në terminale. Drejtuesit e Eurostar-it po përpiqen të shmangin përsëritjen e radhave të stërgjata të ditëve të fundit.
Burimet
[redakto]- "RTSH.al" — 23. Dhjetor 2010