OKB: Çmimet e ushqimeve po i arfohen gjendjes se 2008
Appearance
Sipas të dhënave më të reja të OKB-së, çmimet globale të ushqimit muajin e kaluar arritën nivel të lartë të paparë deri më tani. Shkak për këtë është rritja e çmimit të sheqerit, drithërave, naftës dhe produkteve të mishit. Është thyer rekordi i vitit 2008, kur rritja e përnjëhershme e çmimeve të ushqimit solli deri në trazira në shumë vende. Njëkohësisht, Agjencia ndërkombëtare për energji paralajmëroi se ektiston rrezik të përsëritet kriza financiare e vitit 2008, sepse çmimi i naftës arriti rritje të jashtëzakonshme. Ekonomisti kryesor i kësaj agjencie, Fatih Biroll deklaroi se bota afrohet, siç u shpreh "afër gjendjes katastrofike të vitit 2008".
Burimet
[redakto]- "www.RTSH.com - Radio Televizioni Shqiptar" — 06. Janar 2010