OKB: Edhe 2000 helmetkalter te tjere ne Bregun i Fildishtë
Appearance
Kombet e Bashkuara planifikojnë dërgimin e deri 2000 ushtarëve të tjerë helmetkaltër në Bregun e Fildishtë. Shefi i misionit paqësor të Kombeve të Bashkuara në vendin afrikanoperëndimor, Alain Le Eoy, njoftoi në Nju Jork, se do të kërkojë gjatë ditëve të ardhshme nga Këshilli i Sigurimit, shtimin e trupave në bregun e Fildishtë. Aktualisht në vend janë stacionuar 10 mijë ushtarë të OKB-së. Presidenti i deritanishëm Laurent Gbagbo, refuzon të tërhiqet nga ky post, edhe pse ka humbur në zgjedhjet e fundit presidenciale. Ai po mbështetet dhe nga forcat e sigurisë, të cilat kanë sulmuar simpatizantët e kandidatit opozitar Alassane Ouattara. Ai ka fituar zgjedhjet dhe është njohur si president legjitim prej bashkësisë ndërkombëtare.
Burimet
[redakto]- "www.RTSH.com - Radio Televizioni Shqiptar" — 06. Janar 2010