OKB dënon atentatin kamikaz në aeroportin e Moskës
Appearance
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon, u shpreh "i tronditur" nga atentati kamikaz në aeroportin moskovit Domodedovo, ku mbetën të vdekur dhjetëra persona, njoftoi Farhan Haq, zëdhënësi i Pallatit të Xhamtë, i cili sqaroi se sekretari i përgjithshëm "dënonte ashpër atentatin", të cilin e cilësonte "një akt të pajustifikueshëm". Sulmi u dënua edhe nga presidenti francez, Nicolas Sarkozy, kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe ministri i Jashtëm spanjoll dhe kolegu i tij polak.
Burimet
[redakto]- "www.TVSH.com - Radio Televizioni Shqiptar" — 25. Janar 2011