Obama: Përfeshirja e ShBA-së në lindjen e mesme është në interesin e saj komëtar

Nga Wikilajme, burimi i lirë i lajmeve që ju mund të shkruani!
Statusi: E mbaruar 23 Mars 2011 22:01 (CET)
Ju lutem mos bëni asnjë ndryshim thelbësor. Keni ndonjë opinion për këtë lajm? Postojeni!

Barack Obama


Është në interesin kombëtar të SHBA-së përfshirja në Lindjen e Mesme, veçanërisht në Libi, siguroi dje në San Salvador presidenti amerikan, Barack Obama. "Atje ku një diktator brutal kërcënon popullin e tij dhe thotë se nuk do të ketë aspak mëshirë (...) dhe me kapacitetin për të bërë diçka në kuadër të një autorizimi ndërkombëtar (duke aluduar për rezolutën e OKB-së), mendoj se është në interesin kombëtar të SHBA-së të bëjë diçka", jusitifkoi ai. "Nëse Egjipti mund të kalojë nga një regjim autokratik në demokraci, nëse Tunizia mund të ndryshojë në të njëjtën mënyrë, këto vende arabe kthehen në modele tranzicioni paqësor për rajonin", vazhdoi presidenti amerikan.

"Por, nëse ato zhyten në kaos, kryesisht për shkak të fluksit të refugjatëve në kufijtë e tyre, refugjatë që vijnë nga Libia kjo mund të ketë efekte të mëdha në të gjithë rajonin", sipas tij. "Pra, ne nuk kemi vetëm një interes humanitar, por ne kemi edhe një interes tepër praktik që ndryshimet që përjeton rajoni të bëhen në mënyrë paqësore dhe jo të dhunshme", përfundoi Obama.

Një koalicion ndërkombëtar ku bën pjesë SHBA-ja, Franca dhe Britania e Madhe nisi të shtunën sulme kundër objektivave të regjimit libian pas votimit të një rezolute të Këshillit të Sigurimit të OKB-së që autorizon përdorimin e forcës për të mbrojtur civilët. Obama ndodhet në Salvador për etapën e fundit të një turneu në Amerikën Latine i nisur të shtunën në Brazil dhe gjatë të cilit ai shkoi në Brazil dhe Kili.

Burimet[redakto]