Obama denon sulmin ne Pakistan

Nga Wikilajme, burimi i lirë i lajmeve që ju mund të shkruani!
Jump to navigation Jump to search
Pntbl.png
Statusi: E mbaruar 13:45, 26. Dhjetor 2010 (UTC)
Ju lutem mos bëni asnjë ndryshim thelbësor. Keni ndonjë opinion për këtë lajm? Postojeni!

Barack Obama


Presidenti amerikan, Barack Obama ka dënuar sulmin terrorist në Veriperëndim të Pakistanit si "të neveritshëm". Të vrasësh civilë do të thotë të kryesh një sulm kundër të gjithë popullit të Pakistanit dhe njerëzimit, tha Obama nga Honoluluja, vendi ku aktualisht po kalon pushimet. Nga sulmi i një atentatoreje vetëvrasëse në një kuzhinë për të varfrit të programit të OKB-së për ushqimin, në qytetin Khar humbën jetën 45 vetë dhe u plagosën më shumë se 100 vetë.

Organizata radikal-islamike e talibanëve mori përsipër përgjegjësinë për atentatin. Ndërkohë organizata e OKB-së për ushqimin ndërpreu ndihmat në artikuj ushqimorë për rajonin e Kharit.

Burimet[redakto]


Bookmark-new.svg