Olldashi: Në fund të prillit hapen për trafikun 16 km të Autostradës Levan-Vlorë

Nga Wikilajme, burimi i lirë i lajmeve që ju mund të shkruani!
Statusi: E mbaruar 20 Mars 2011 20:20 (CET)
Ju lutem mos bëni asnjë ndryshim thelbësor. Keni ndonjë opinion për këtë lajm? Postojeni!

Autostradë sipas standardet europian


Ministri i Punëve Publike dhe Transportit, Sokol Olldashi deklaroi sot, se deri në fund të muajit prill do të hapen për trafikun 16 km të autostradës Levan-Vlorë, ndërsa synohet hapja tërësore e kësaj autostrade përpara fillimit të sezonit turistik. Sipas Olldashit, në fund të muajt prill do të hapet për trafikun segmenti nga Novolesa deri në hyrje të qytetit të Vlorës.

"Punimet janë në fazën e shtrimit të tapetit, paketës së fundit të asfaltit. Gjë që do të thotë që brenda fundit të muajt Prill, apo në ditët e para të muajt Maj, ne do të jemi në gjëndje që 16 km e para të kësaj autostrade ti hapim për trafikun, me synimin që përpara sezonit turistik të bëjmë të mundur hapjen e të gjithë autostradës Levan-Vlorë", tha Olldashi gjatë inspektimit të punimeve. Ai theksoi se "hapja tërësisht e kësaj autostrade përpara sezonit turistik, do të thotë një sezon turistik shumë i mirë për Vlorën, dhe një mundësi shumë e mirë për të gjithë ata që do të duan ti drejtohen Vlorës për pushime, për të arritur aty në kushte shumë komode, me një autostradë me të gjithë parametrave europian, dhe në një kohë shumë më të shkurtër".

Intensiteti i punimeve në të gjithë segmentet e autostradës pritet që të finalizojë synimin e ministrisë së Punëve Publike dhe Transportit për të bërë të mundur hapjen e gjithë autostradës përpapa fillimit të sezonit turistik.

Autostrada Levan- Vlorë, pjesë e Korridorit 8 është një ndër projektet më madhore të infrastrukturës në vend. Me një gjatësi 24 km, gjërësi 35 m, 4 korsi dhe shpejtësi lëvizëse të mjeteve 120–130 km/orë, kjo autostradë shkurton ndjeshëm kohën e udhëtimit duke e bërë atë më komode dhe sipas standardeve europiane.

Burimet[redakto]