Jump to content

Përfaqësuesja e Kosovës drejt Brazilit 2014?

Nga Wikilajme, burimi i lirë i lajmeve që ju mund të shkruani!
Statusi: E mbaruar 14:27, 13 Nëntor 2010 (UTC)
Ju lutem mos bëni asnjë ndryshim thelbësor. Keni ndonjë opinion për këtë lajm? Postojeni!


Përfaqësuesja e Kosovës në futboll sipas të gjitha gjasave do të merr pjesë në kualifikime për Botërorin 2014.

Kështu së paku i kanë thënë disa burime tabloidit serb, “Kurir” për të cilën gazetë ka folur edhe kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Fadil Vokrri.

Gazeta ka shkruar se gjatë një takimi të mbajtur të UEFA-s në Nion të Zvicrës, disa biznesmen shqiptarë kanë lobuar që FFK të pranohet në shtëpinë evropiane të futbollit, por sipas të njëjtit burim, ishte pikërisht presidenti i UEFA-s Micheal Platini që e ka kundërshtuar këtë ide.

“Kurir” shkruan se kjo ka bërë që FFK të pret largimin e Platinisë në vitin 2011 dhe kështu të filloj procedurat për t’u anëtarësuar në dy organizatat më të mëdha të futbollit, FIFA dhe UEFA.

“Takimi në Nion nuk kishte të bëj asgjë më Kosovës. Por, në ndërtesën e UEFA-s ishin të pranishëm një numër i madh i biznesmenëve shqiptarë. Kuptova se pjesëmarrja e Kosovës në Kampionatin Botëror 2014 veçse ishte vendosur. FIFA, jo zyrtarisht i ka dhënë dritën jeshile të këtij vendimi e pas saj pritet ta bëj edhe UEFA. Platini është një kundërshtar i madh i pranimit të FFK-së, por shqiptarët presin që ai të largohet nga kryesimi i UEFA-s me 2011”, ka thënë ky burim për gazetën serbe.

Për gazetën ka folur edhe kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, i cili ka thënë se pranimi i Kosovës në FIFA është i pashmangshëm.

“Është një realitet. Po punojmë shumë në mënyrë që të marrim pjesë në ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Botëror 2014 në Brazil dhe nuk shoh asnjë pengesë që këtë ta kthejmë në praktikë. Shtetin e Kosovës e kanë njohur 71 vende të botës, shumica prej të cilëve janë shtete të fuqishme ekonomike dhe me futboll tejet të zhvilluar dëshira e të cilëve është që kombëtarja jonë të jetë pjesë e UEFA-s dhe FIFA-s”, ka thënë Vokrri për “Kurir”.

Referenca

[redakto]