Pacolli mbështet idenë e minishengenit

Nga Wikilajme, burimi i lirë i lajmeve që ju mund të shkruani!
Jump to navigation Jump to search
Pntbl.png
Statusi: E mbaruar 19 Mars 2011 16:48 (CET)
Ju lutem mos bëni asnjë ndryshim thelbësor. Keni ndonjë opinion për këtë lajm? Postojeni!

Behgjet Pacolli


Presidenti Behgjet Pacolli priti sot Edmond Haxhinasto, zëvendëskryeministër dhe Ministër i Punëve të Jashtme i Republikës së Shqipërisë, të cilin e njoftoi për gjendjen e përgjithshme në vendin tonë, për periudhën e rëndësishme që po kalon shteti i Kosovës në shumë sfera dhe angazhimet e gjithë institucioneve të vendit që, me ndihmën e miqve dhe përkrahësve të vazhdueshëm, t’i kapërcejë një varg sfidash, që i kemi përpara.

Presidenti Pacolli falënderoi ministrin Haxhinasto dhe pararendësit e tij për punën shumë të madhe që kanë bërë për sigurimin e një numri sa më të madh të njohjeve për shtetin e ri të Kosovës.

Ai shfaqi shpresën se diplomacia e Shqipërisë do të vazhdojë të punojë në këtë fushë dhe do të shtojë edhe më shumë angazhimet, si dhe theksoi nevojën e krijimit të një agjende të përbashkët angazhimesh, në mënyrë që Kosova të shtojë sa më shumë numrin e njohjeve, por edhe të arrijë sa më shpejtë të bëhet pjesë e mekanizmave ndërkombëtarë.

Në planin e bashkëpunimit ndërshtetëror, presidenti Pacolli përsëriti idenë e krijimit të kushteve për lëvizjen e lirë të njerëzve, ideve e mallrave, duke jetësuar në këto hapësira idenë e Minishengenit, që do të jetë në të mirë të lëvizjes së lirë të qytetarëve, por që do të shërbejë edhe si parapërgatitje për integrimin sa më të shpejtë në familjen e madhe evropiane.

Ai i kushtoi një rëndësi të madhe edhe bashkëpunimit ekonomik, ku ka shumë mundësi, por edhe nevojë që të krijohen lehtësira të tjera për bizneset e të dy shteteve, por edhe të shteteve të tjera të rajonit.

Ndërkaq, Haxhinasto theksoi se të dy shtetet tona kanë nivel shumë të mirë bashkëpunimi, por koordinimi më i madh do të shtojë edhe më tej efikasitetin e bashkëpunimit. Ai gjithashtu theksoi angazhimin e Shqipërisë që Kosova të mos mbetet jashtë nismave të ndryshme rajonale.

Duke folur për procesin e njohjeve, Haxhinasto tha se Shqipëria do të vazhdojë lobimin për të siguruar sa më shumë njohje dhe, në këtë plan, në bashkëpunim me institucionet e Kosovës, do të hartohet një program i përbashkët i veprimit në këtë fushë.

Ai gjithashtu tha se të dy vendet mund të shtojnë edhe më tej bashkëpunimin ekonomik, i mundësuar tashmë edhe nga infrastruktura rrugore dhe veprimet e përbashkëta në fusha të tjera që do të mundësojnë një shkallë më të lartë të bashkëpunimit.

Shih dhe këtë[redakto]

Burimet[redakto]


Bookmark-new.svg