Jump to content

Palermo mposht liderin

Nga Wikilajme, burimi i lirë i lajmeve që ju mund të shkruani!
Statusi: E mbaruar 20 Mars 2011 11:17 (CET)
Ju lutem mos bëni asnjë ndryshim thelbësor. Keni ndonjë opinion për këtë lajm? Postojeni!


Milani nuk ka arritur të përforcojë kreun pasi është mposhtur nga Palermo në ndeshjen e javës së 30-të të Serie A me rezultat 1-0 në stadiumin ‘Renzo Barbera’

Në pjesën e parë është parë vetëm një klub pra bëhet fjalë për Palermon e cila e kishte nën kontrol tërë ndeshjen duke pasur shumë raste për shënim.

Në minutën e 10 Migliaccio pason për mrekulli deri te Goian i cili ndez stadiumin e nxehtë të vendasve duke shënuar për 1-0.

Deri në fund të pjesës së parë nuk kishte ndonjë gol dhe kështu kjo pjesë përfundon me epërsi minimale të vendasve.

Në pjesën e dytë Milani u kthell dhe rrezikoi disa herë portën e vendasve por nuk arriti të shënoj gol pasi Pato dhe Cassano nuk ishin të saktë në tentimet e tyre.

Me këtë humbje Milani mbetet në vendin e parë me 62 pikë, pesë më shumë se Interi i cili nesër zhvillon ndeshjen kundër Lecces dhe me fitore eventual të Nerazzurëve në atë takim atëherë gara për Scudetton do të ishte më e nxehtë se kurrë.

Burimet

[redakto]