Papandreu: Greqia dhe IRJM duhet ta ndihmojnë njëra-tjetrën
Kryeministri grek Xhorxh Papandreu deklaroi në Bruksel se Greqia dhe Maqedonia po bëjnë përpjekje për të zgjidhur problemin e emrit.
Pas një takimi sy më sy me Presidentin e Komisonit Evropian Hoze Manuel Barrozo, Papandreu tha se përveç krizës ekonomike, në takim u fol dhe për Turqinë, Maqedoninë, si dhe mbi zgjerimin e BEsë me Ballkanin. Kriza ekonomike dhe financiare dhe zgjerimi, janë edhe dy temat kryesore të samitit evropian të dhjetorit, në fund të javës që vjen. I pyetur mbi Maqedoninë, Papandreu deklaroi vetëm se “Greqia dhe Maqedonia duhet ta ndihmojnë njëra-tjetrën”. Ndërsa nga Komisioni Evropian, për Alsat-M rrëfyen se nuk ka ndryshim të qëndrimeve të njohura dhe as priten surpriza, ndërsa vetë Komisioni i qëndron raport-progresit të fundit, ku zgjidhja e çështjes së emrit cilësohet si thelbësore për ecurinë e vendit drejt BE-së.
Referenca
[redakto]- Lajmet.com (07.12.2010)