Pas motit me shi vjen i ftohti. Dimri acar, nis të Premten
Ti gëzohemi dhe pak ditë motit me temperature relativisht të freskëta, në fundjavë troket dimri i acartë. Kështu tregon parashikimi i motit në agjencinë e lajmeve në BalkanWeb, ku gjatë ditëve në vijim pritet që temperaturat të shënojnë maksimalja mesatare 16 gradë Celsius, kurse minimalja 13 e 12 Gradë Celsius. Gjatë këtyre ditëve në disa zona do të ketë dhe reshje lokale të shiut ku më me instensitet priten të jenë ditën e enjte.
Por, duke nisur nga e Premtja, do të shënohet një rënie drastike temperaturash, ku në zonat malore do të zbresë dhe në -3 Gradë Celsius dhe do të shoqërohen me reshje bore.
Një lajm jo i mirë dhe për shkodranët që këto ditë po vuajnë situatën e rënduar nga përmbytjet. Në zonat e Shkodrës reshjet e shiut do të bien me intensitet të enjten, kurse të premten do të ketë mot me diell, por të acartë. Maksimalja e temperaturave do të shënohet vetëm 5 Gradë Celsius në këtë qytet, kurse minimalja 1 Gradë Celsius.
Në Tiranë të premten temperatura maksimale do të jetë 8 dhe 2 Gradë Celsius, në Lezhë 8 dhe 0 Grade Celsius. Në Lezhë nuk do të ketë reshje shiu me instensitet të lartë ditën e enjtë dhe të premte. Në Korcë e Pogradec do të shënohet në fundjavë një rënie temperaturash deri në -3 e -5 Gradë Celsius, minimalja. Në veri të vendit, kryesisht Kukës e Tropojë, Peshkopi do të ketë mot të vrenjtur përgjatë gjithë javës, kurse të premten temperaturat do të bien deri ne -1 Gradë Celsius. Ulja e temperaturave dhe reshje lokale do të ketë dhe jugun e vendit, por jo aq të ashpra sa në zonat veriore të vendit.
Referenca
[redakto]- Balkanweb.com (06.12.2010)