Pentagoni blen software spiun për luftën në internet

Nga Wikilajme, burimi i lirë i lajmeve që ju mund të shkruani!
Statusi: E mbaruar 29 Mars 2011 21:02 (CEST)
Ju lutem mos bëni asnjë ndryshim thelbësor. Keni ndonjë opinion për këtë lajm? Postojeni!

Pentagoni


Pentagoni ka blerë software-n më të ri nëpërmjet të cilit do të intensifikojë betejën kundra terrorizmit në të gjitha fushat.

Puna me vlerë 2,7 milionë dollarë i është besuar kompanisë Ntrpid nga San Diego. Zgjidhja me anë të softëare të ri do ti mundësojë Pentagonit që betejën kundër terroristëve ta zhvillojë edhe në internet.

‘Spy software’ i përmendur në emër të Ministrisë së Mbrojtjes të SHBA-së do të hape një numër të madh profilesh, të cilat do të përcjellin diskutimet dhe komunikimin e personave, të cilat janë të dyshimta për terrorizëm për autoritetet amerikane.

Washington Times ka bërë publike një citat nga një dokument i Ministrisë së Mbrojtjes të SHBA-së, në të cilin thuhet se programi i porositur do ti mundësojë operatorit të kontrollojë një numër të madh profilesh nga një kompjuter, pa pasur rrezik që do të zbulohet.

Pasi u konfirmuan këto informacione, shumë organizata për mbrojtjen e privatësisë së qytetarëve në SHBA shfaqën pakënaqësinë e tyre për planet e Pentagonit, ndërsa një zyrtar i qeverisë amerikane tha që me këtë strategji lufte psikologjike nuk përfshihen qytetarët e SHBA-së.

Pentagoni nuk planifikon të përgjojë site-t sociale në gjuhën angleze, por vetëm ato në gjuhën arabe, urdu dhe pashtu. Njohësit e kësaj teknologjie bëjnë të ditur se SHBA ka përdorur një strategji të ngjashme në Irak në kërkim të pjesëtarëve të Al Kaeda-s.

Burimet[redakto]