Perendimi:Te rishikohen raportet me Belarusin
ShBA dhe BE thonë se po marrin në shqyrtim marrëdhëniet e tyre me Belarusin, pas shtypjes javën e kaluar të opozitës, e cila protestonte kundër rizgjedhjes së presidentit Aleksander Lukashenko. Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton dhe shefja e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Katherin Ashton, kërkuan lirimin e menjëhershëm të 7 kandidatëve që kundërshtuan Lukashenkon si dhe të mbi 600 demostruesve opozitarë të cilët janë ndaluar.
Vëzhguesit ndërkombëtar e kanë quajtur të manipuluar rizgjedhjen e tij për mandatin e katërt. Lukashenko ka akuzuar protestuesit për “barbarizma dhe banditizëm” dhe ka thënë se ish republika sovjetike nuk ka nevojë për “një demokraci më mendjelehtë”, siç është shprehur ai. Ministria e Jashtme belaruse hodhi poshtë ankesat e Perëndimit mbi zgjedhjet dhe shtypjen e demostratave, duke thënë se u “mungonin elementë të arsyeshëm”.
Burimet
[redakto]- "RTSH.al" — 24. Dhjetor 2010