Perfundon Edicionin e 8-te Tirana International Film Festival
Tirana Interneshnell Film Festival përfundoi mbreme edicionin e tetë te tij, me ndarjen e 11 çmimeve, sipas kategorive përkatëse. Cmimin “Filmi më i mirë i TIFF” e mori filmi bullgar fikshën, me metrazh të gjatë “Fuutsteps in dhe send” i skenaristit Ivailo Hristov, që rrëfën një histori të trishtueshme të një djali dhe një vajze. Cmimin “Aktori më i mirë” e mori Enver Petrovci për interpretimin në filmin “Gomarët e kufirit”, ndërsa cmimin “Aktorja më e mirë” e mori Sandrin Bonere, për interpretimin në filmin gjerman “Kuin tu plej”. Me çmimin “Regjisori më i mirë” u nderua iraniani Mohammad Reza Vatandoost për filmin “Uen dhe lemon turned jellow”, ndërsa “Çmimi i publikut” i shkoi filmit italian “Lejt samer”, një fiksen nga De Anxhelis dhe Di Trapani. Në këtë edicion të 8-të u ndanë dhe çmimet homazh për artistët e ndarë nga jeta pak muaj më parë, Bekim Fehmiu, Llazi Sërbo.
Burimet
[redakto]- "RTSH.al" — 19. Dhjetor 2010