Jump to content

Peshkopi teodosije dhe ministra Serbe ne Prizren

Nga Wikilajme, burimi i lirë i lajmeve që ju mund të shkruani!
Statusi: E mbaruar 16:25, 26. Dhjetor 2010 (UTC)
Ju lutem mos bëni asnjë ndryshim thelbësor. Keni ndonjë opinion për këtë lajm? Postojeni!


Në Prizren sot është paralajmëruar mbajtja e ceremonisë inauguruese të Peshkopit të Kishës Ortodokse Serbe për Rashkë e Prizren, Teodosije. Në këtë ceremoni kanë paralajmëruar pjesëmarrjen edhe ministrat në Qeverinë e Serbisë, Ivica Daçiq dhe Goran Bogdanoviq. Ceremonia është paralajmëruar se do të mbahen nën përkujdesjen e KFOR-it.

Ndërkaq zyrtarë të Qeverisë së Kosovës kanë konfirmuar se u kanë dhënë leje qëndrimi ministrave serbë, por me kushtin që ata t’i përmbahen agjendës dhe të qëndrojnë në Prizren për ceremoninë fetare dhe të mos e shfrytëzojnë atë për deklarata e thirrje politike. Pjesëmarrjen në këtë ceremoni më herët e kishte paralajmëruar edhe presidenti serb, Boris Tadiq, por siç kanë raportuar mediat, ai nuk ka paraqitur kërkesë fare për vizitë, për shkak të një intervenimi kirurgjik në këmbë, si pasojë e një lëndimi.

Edhe pse ceremonia zhvillohet në Prizren, kryetari i komunës, Ramadan Muja, u ka thënë mediave lokale se ai nuk është ftuar të marrë pjesë në ceremoni. Muja, gjithashtu, u ka bërë thirrje edhe qytetarëve që, siç është shprehur ai, të mos bien pre e ndonjë provokimi që do t’i jepte kësaj ceremonie fetare ndonjë karakter politik.

Burimet

[redakto]