Jump to content

Polonia kujdeset per disidentet Belaruse

Nga Wikilajme, burimi i lirë i lajmeve që ju mund të shkruani!
Statusi: E mbaruar 17:53, 6. Janar 2010 (UTC)
Ju lutem mos bëni asnjë ndryshim thelbësor. Keni ndonjë opinion për këtë lajm? Postojeni!


Polonia ka kërkuar nga Shtetet e Bashkuara të ndihmojë në financimin e disidentëve në Bjellorusi, pas zhvillimeve që pasuan zgjedhjet e fundit në këtë vend. Bashkësia ndërkombëtare i ka dënuar zgjedhjet në Bjellorusi dhe dhunën kundër aktivistëve të opozitës. Ambasadori polak në Uashington i krahasoi përpjekjet e aktivistëve të opozitës në Bjellorusi me ato të Solidaritetit në vendin e tij, që çuan në rrëzimin e komunizmit. Diplomati polak tha se Polonia planifikon të ftojë muajin e ardhshëm një numër vendesh, përfshi dhe Shtetet e Bashkuara në një konferencë donatorësh për lëvizjen demokratike në Bjellorusinë fqinje.

Burimet

[redakto]