Prezantohet plani i jugut
Zona bregdetare jugore do të ketë një plan zhvillimi me rregullat dhe kriteret të cilat venë kushte për ndërtime në këtë zonë.
Studimi eshte botuar me mbeshtetjen e Ministrise se Puneve Publike dhe Transporteve dhe Bankes Boterore, bazuar mbi 60 kritere qe percaktojne se nuk lejohen ndertime te perhershme ne brezin 100 meter larg bregut. Nuk mund te kryhen ndertime ne shtratin e lumenjve dhe perrenjve 50 meter nga secili aks i shtratit.
Ndalohen ndertimet ne shpatet me pjerresi mbi 30 % pasi shkaktojne erozion e te tjera. Ministri i Transporteve dhe Puneve Publike Sokol Olldashi ka vleresuar studimin, qe eshte shpjeguar me detaje nga Jamamber Malltezi.
“Kaluam në një planifikim të një lloji tjetër që nisen nga disa principe bazike. Synojmë të zhvillojmë zonën duke zbatuar standarde dhe të drejta të njëjta për të gjithë”, tha Olldashi.
Duke vleresuar kete plan e zhvillimit te jugut , ministri i Transporteve ka deklaruar se nuk do te lejojne te kaloje plani i rregullimit te Tiranes qe tashme ka mberritur por qe sipas Olldashit, nuk respekton kritere te zhvillimit urbanistik te nje metropoli.
“Mbetemi ne modelin e kullave te njollave te zhvillimit qe perputhen ne menyre rigoroze me zona pronesie te x apo y. Ne do te vendosim qe edhe plani rregullues i Tiranes te vije ne keto lloj parametrash. Nuk mund ta lejojme Tiranen te behet nje top futbolli me pulla te bardha dhe te zeza”, tha Olldashi.
Ne lidhje me kete studim, qeveria shqiptare pak vite me pare pati nje konflikt publik me Banken Boterore. Burimi i konfliktit ishte prishja e ndertimeve pa leje ne Gjirin e Jales. Sipas vete panelit te inspektimit te Bankes Boterore, drejtues shqiptare te projektit per menaxhimin e jugut kishin perdorur asete te banke boterore per shkaterrimin e ketyre ndertimeve, kur nje veprim i tille nuk ishte parashikuar ne projekt.
Sipas Bankes Boterore qeveria veproi edhe kunder praktikes se Bankes Boterore qe para se te marr nje aksion per shkaterimin e objekteve pa leje duhej te kujdes me pare shpernguljen e e banoreve te demtuar.
Por Banka Boterore e mori perisiper fajin per kete histori dhe projekti pas nje pezullimi vijoi me tej me financimet.
Referenca
[redakto]- Top-Channel.tv (16.11.2010)