Protesta ne Moske e Nju Jork kunder denimit te Hodorkoskit
Dënimi i dytë i ish-manjatit rus të naftës dhe kritikut të qeverisë Mihail Hodorkovski, ka hasur në kritika nga Perëndimi. Por Rusia i ka hedhur poshtë me ashpërsi këto reagime. Me deklaratat e SHBA-së dhe të shteteve të BE-së po bëhet përpjekje që të ushtrohet presion ndaj drejtësisë ruse, deklaroi Ministria e Jashtme në Moskë. Kjo nuk është e pranueshme. Një gjykatë në Moskë e ka burgosur prej vitesh Hodorkovskin dhe në procesin e dytë e shpalli përsëri fajtor për përvetësim dhe pastrim parash. Njeriu dikur më i pasur në vend, i cili konsiderohet armiku kryesor i kryeministrit Vladimir Putin, kërcënohet nga vite të tjera burgu. Jo vetëm në Moskë u zhvilluan demonstrata kundët dënimit të tij. Edhe në Nju Jork aktivistë të të drejtave të njeriut demonstruan kundër këtij dënimi. Bashkë me ta ndodhej dhe i biri të dënuarit, Pavel Hodorkosvki: "Ne protestojmë sepse babai im është i pafajshëm dhe një viktimë e përndjekjes politike", tha ai.
Burimet
[redakto]- "www.RTSH.com - Radio Televizioni Shqiptar" — 29. Dhjetor 2010