Qeveria ndihmon kosovarët në Jemen
Appearance
Ministria e Jashtme e Kosovës ka ofruar ndihmë për 37 shtetasit kosovarë që gjenden në Jemen. Ata mund të marrin ndihmën e nevojshme, përfshirë edhe evakuimin, përmes ambasadës së Turqisë në Sana. Në mesin e shtetasve kosovarë në Jemen, 16 janë studentë, ndërsa shtatë punojnë në fusha të ndryshme të mjekësisë. Prej javësh, Jemeni është përfshirë nga protestat antiqeveritare që bëjnë thirrje për largimin e presidentit Ali Abdullah Saleh.
Burimet
[redakto]- "Qeveria ndihmon kosovarët në Jemen" — Radio Televizioni Shqiptar, 21. Mars 2011