Qytetet, linja e parë e luftës kundër ndryshimeve klimatike
Ambientet urbane do të jenë linja e parë e frontit në luftën kundër ndryshimeve klimatike, pasi që qytetet janë përgjegjësit kryesorë për ngrohjen e planetit- thuhet në një njoftim të OKB-së.
Autorët e “Deklaratës globale në lidhje me vendbanimet njerëzore, qytetet dhe ndryshimet klimatike 2011” thonë se qëllimi i tyre është që të avancojnë njohuritë e tyre për mënyrën se si qytetet sjellin ndryshime të klimës dhe cilat masa duhet të merren me këtë rast.
Ekspertët paralajmërojnë se mund të pasojë një “përballje fatale mes ndryshimeve klimatike dhe urbanizimit” nëse nuk ndërmerret diçka në këtë drejtim.
Sipas drejtuesve të këtij programi të OKB-së, trendi global i urbanizimit është shqetësues nëse merret parasysh emetimi i gazrave të dëmshëm.
OKB vlerëson se deri në vitin 2030, 59 për qind e njerëzve do të jetojnë në ambiente urbane, ndërsa çdo vit numri i njerëzve që jetojnë nëpër qytete rritet për 67 milionë ndërsa 91 për qind e rritjes ndodh në vendet në zhvillim.
Burimet
[redakto]- "Qytetet, linja e parë e luftës kundër ndryshimeve klimatike" — BalkanWeb, 10. Prill 2011