Rama: Berisha e ka ofertën e socialistëve
Kryesocialisti Edi Rama deklaroi nga selia e partise Socialiste se kryeministri Sali berisha duhet te pranoje ate oferte qe ai i ka dorëzuar vete ne tryezen e pare per reformen zgjedhore. Me kete deklarate kryesocialisti ka hedhur poshte aludimet per nje tjeter draft, ku te ishte e shkruar tërheqja e socialisteve nga fletet.
"Sali Berisha ka dështuar në fshehjen e së vërtetës mbi krizën politike. Ai duhet t’i japë përgjigje ofertës së re të opozitës, të cilën i’a kam lënë unë vetë në tavolinë javë më parë dhe duhet të zgjidhë krizën politike. Ai duhet të mos e pengojë më tutje transparencën. Të pranojë ngritjen e komisionit hetimor. T’i hapë rrugë hetimit të kutive të materialeve zgjedhore, për t’i hapur rrugë edhe reformës zgjedhore. Pa hetuar kutitë e materialeve zgjedhore dhe duke përjashtuar tani më fletët e votimit, s’ka reformë zgjedhore dhe s’ka as zgjedhje të mundshme në Shqipëri", tha Edi Rama, kryetar i PS.
Por duket se kjo eshte pika ku dy palet nuk bien dakort te nenshkruajne marrëveshjen. Nje dite me pare kreu i qeverise i kërkonte kundeshtarit te tij politik, qe deklarimin per tërheqjen nga fletet e votimit ta shkruaje edhe ne draft. Nese PS eshte gati ta rishkruaje draftin duke perfshire kete kerkese te kreut te mazhorances, rama pergjigjet;
"Kryeministri nuk mund të vërë kushte mbi atë që ne shkruajmë, madje, kryeministri nuk ka fare punë as ai vetë me fletët e votimit të cilat i trajton KQZ", vijoi Rama.
Kreu i Partise Socialiste komentoi edhe takimet e krereve te mazhorances nje dite me pare ne Bruksel ku me kreret e komisionit europian u disktua përgjigja negative per statusin e kandidatit ne BE. Sipas rames, pergjegjsia e vetme per deshtimin eshte e qeverise se kryeministrit Berisha per te cilen tha se ka vetem nje rruge, largimi i saj. [1]