Rama: Sali, ndalo maskaradën e KQZ-së sa nuk je vonë
LKryesocialisti Rama lëshoi një tjetër apel ndaj kryeministrit të vendit Sali Berisha për t’i dhënë fund numërimit të kutive të kontestuara në KQZ, apo maskaradës së KQZ-së sic e quajti Rama. Sipas tij, PS nuk do të njohë rezultatin për Tiranën pasi KQZ-ja po e manipulon atë.
“Saliu foli përcart duke përforcuar maskaradën e KQZ-së. Në emër të interesave të larta të vendit i thërras Saliut, ndaloje këtë maskaradë që e ke orkestruar ti përpara se të jetë shumë vonë. Opozita jo vetëm nuk do ta lejojë rezultatin për Tiraën por nuk do të njohë më as qeverisë tënde. Ndaloje këtë turp që fyen cdo familje shqiptare.”, tha Rama.
Sipas liderit të opozitës, veprimet e KQZ-së dhe të Saliut, sic tha ai për të manipuluar votat në tavolinë po thellojnë krizën në vend dhe po minojnë integrimin europian.
“Nuk ka pikë dyshimi se Saliu po thelon krizën dhe e bën atë përgjegjësin kryesor për koston që po i shkakton integrimit të vendit. Saliu nuk e tremb dot popullin shqiptar, pasi ishte ai që i rrëmbeu rezultatin si hajdut pulash në tavolinë”, nënvizoi Rama.
Burimet
[redakto]- "Rama: Sali, ndalo maskaradën e KQZ-së sa nuk je vonë" — Balkanweb, 20. Maj 2011