Jump to content

Rama në Korçë: Mos dorëzoni kartat e identitetit

Nga Wikilajme, burimi i lirë i lajmeve që ju mund të shkruani!
Statusi: E mbaruar 3 maj 2011 15:55 (CEST)
Ju lutem mos bëni asnjë ndryshim thelbësor. Keni ndonjë opinion për këtë lajm? Postojeni!


Përfaqësuesit e koalicionit ‘Aleanca për të Ardhmen’, kanë kërkuar dje, në Korçë për herë të fundit, para zgjedhjeve votën për Niko Peleshin. Edi Rama, shoqëruar edhe nga Ben Blushi, Pandeli Majko e Spartak Ngjela dhe përfaqësues të PBDNJ kanë bërë thirrje që me 8 maj qytetarët të votojnë kandidatët e Aleanca për te Ardhmen, pasi e vetmja rrugë është ajo e Partisë Socialiste. “Sot u mblodhëm në këtë bulevard që ishte pengu i Saliut. Duke parë daljen e tij në dritë e kupton se cfarë e tremb Saliun e Tiranës. Atë e tremb e bukura, qyterimi dhe fuqia e ndryshimit që kemi sjellë në gjithë Shqipërinë, sic kemi bërë transformin e Korcës në drejtimin e Niko Peleshit”, - theksoi Rama.

Ndër të tjera, Rama akuzoi kryeministrin si model të uzurpimit të pushtetit si dhe i përpjekes për të mbuluar me premtime problemet e vërteta që kërcënojnë qytetarët. Ndërkohë që premtoi se në katër vitet e ardhshme PS-ja rrugicat me shkëlqim do të jenë realitet në të gjithë Korcën. “Po bëhen përpjekje për të blerë votën. Askush nuk mund të dorëzojë kartën e identitetit se rrezikon të dorëzojë të dhënat personale dhe të mbetet peng i atyre që I duan shqipëtarët e varfër dhe të dhunuar”, tha Rama.

Ndërsa Blushi, në fjalën e tij tha se gjatë rrugës për në Korçë “na kishin bllokuar rrugën shokët e Saliut, të Aldos, të Ridvanit këtu në Korçë. E di si e kishin bllokuar rrugën? E kishin mbushur rrugën me fotografitë e Saliut , e Ridvanit dhe të Aldos, duke na detyruar ti shkelnim për të ardhur deri këtu. I shkelëm edhe Saliun edhe Ridvanin edhe Aldon”, u shpreh Blushi. Ai vlerësoi punën e Niko Peleshit. “Ne e kemi fitoren të shkruar qartazi, pastër dhe në 8 maj të gjithë në mitingun më të madh, në mitingun e fitores së Niko Peleshit”, - tha në fjalën e tij, Pandeli Majko.

Burimet

[redakto]