Reali, hije e Barcelonës
Real Madridit ka shënuar fitore shumë të rëndësishme në javën e 29-të të La Ligas duke e mposhtur Atletico Madridin në ‘Vicente Calderon’ me rezultat 2-0.
Ndeshja në fillim ishte tejet dramatike dhe me një entuziazëm të lartë nga dy klube. Në minutën e 11 Khedira pason deri te Benzema i cili shënon për epërsinë e hershme të klubit të tij.
Atletico pas këtij goli si duket u inspirua më shumë dhe e mori në kontroll ndeshjen duke pasur disa raste të mira për shënim, por Casillas sot e vërtetoi se ende është portieri më i mirë në botë duke mbrojtur disa raste të mira të klubit kundërshtar sidomos goditjet e Agueros dhe Reyes.
Në minutën e 33 Marcelo pason deri te Ozil i cili me një klas të lartë dyfishon epërsinë e klubit të tij. Deri në fund të pjesës së parë ndeshja ishte tejet dramatike me raste të shumta nga dy skuadra por pa ndonjë gol.
Në pjesën e dytë Reali dëshironte që më shumë të ruante epërsinë që kishte ndërsa Atletico dëshironte me ngulm që të shënonte golin e parë në këtë takim. Këtë gjë lojtarët e Atleticos e arritën por vetëm në minutën e 86 kurrë Aguero shënon për 2-1. Me këtë fitore Reali tubon gjithsej 73 pikë, pesë më pak se Barcelona që është në vendin e parë.
Burimet
[redakto]- "Reali, hije e Barcelonës" — LajmeSport.com, 20. Mars 2011