Jump to content

Reali pret Totenhemin në betejën anglo-spanjolle

Nga Wikilajme, burimi i lirë i lajmeve që ju mund të shkruani!
Statusi: E mbaruar 4 Prill 2011 21:49 (CEST)
Ju lutem mos bëni asnjë ndryshim thelbësor. Keni ndonjë opinion për këtë lajm? Postojeni!

José Mourinho


Pas 7 vitesh, Reali i Madridit luan një ndeshje në çerekfinale të Champions League. Kjo përbën lajm për një klub kaq të madh, ndërsa ka menduar Zhoze Murinjo për të shpjeguar se çfarë do të thotë ky turne. Ndërsa një gazetar po e pyeste për motivimin e Realit, portugezi iu drejtua Gonzalo Higuain, që ishte ulur në krah të tij në konferencë: “Ti, sa herë ke luajtur në çerekfinale të Champions League?”.

“Asnjëherë”, iu përgjigj argjentinasi. “E shihni, Higuain është një lojtar i nivelit më të lartë dhe nuk ka luajtur asnjëherë në këtë fazë të Champions. Nuk kam shumë për të shtuar nëse jemi të motivuar apo jo, - u shpreh Murinjo. - Ne në presion? Jo, e kundërta. Nën presion janë ata, sepse nuk kanë fituar asnjëherë Champions, ndërsa ne e kemi fituar 9 herë”. Murinjo deklaroi të shtunën se një barazim 0-0 sot do të ishte rezultat i mirë. “Vazhdoj ta mendoj edhe sot, - tha portugezi. – Barazimi në shtëpi, sidomos ai 0-0 nuk është një rezultat i keq. Por, nuk po them se do të luajmë për këtë objektiv”, shtoi ai.

Edhe këtë herë Murinjo nuk ngurroi të shigjetonte Barcelonën, ndonëse nuk përmendi emra. “Nëse ne luajmë shumë mirë, fitojmë gjithnjë. Nëse luajmë mjaftueshëm mirë, fitojmë thuajse gjithnjë. Nëse luajmë keq, nuk fitojmë kurrë. Të tjerët fitojnë edhe duke luajtur keq. Nuk dua të them asgjë më shumë, sepse kemi një finale Kupe dhe dua të jem në pankinë”, tha portugezi. Referimi i trajnerit të Realit ka qenë për golin e Zherard Pike në ndeshjen Vilareal-Barcelona. Për sfidën me Totenhemit, Realit do t’i mungojë sërish Benzema.

Burimet

[redakto]