Jump to content

Rikthehen Tre tenorët në Pallatin e Kongreseve

Nga Wikilajme, burimi i lirë i lajmeve që ju mund të shkruani!
Statusi: E mbaruar 19:21, 10 Dhjetor 2010 (UTC)
Ju lutem mos bëni asnjë ndryshim thelbësor. Keni ndonjë opinion për këtë lajm? Postojeni!


Koncerti "Tre tenorët" u shfaq dje në mbrëmje në sallën e Pallatit të Kongreseve nën interpretimin e Adrian Xhemës, Francesco Zingariellos dhe Sebastian Ferradas. Koncerti i organizuar për të tetin vit radhazi, kësaj here mbarti me vete edhe simbolikën e lëvizjes së lirë të shqiptarëve në Europë, duke ftuar edhe tenorë nga Europa.

Përveç tre tenorëve nga Shqipëria, Italia dhe Spanja, të ftuar të tjerë ishin dhe sopranoja Ramona Tullumani, tenori nga Kosova Ramë Lahaj, të cilët u prezantuan nga aktori dhe drejtuesi televiziv Kastiot Çaushi. Mbrëmja u hap me këngën "Dua më shumë Shqipërinë", që u interpretua nga të gjithë artistët sëbashku e më pas u interpretuan disa nga kryeveprat botërore europiane si "Il Puritani" e Bellinit, "Makbeth", "Rigoleto" të Verdit, "Romeo dhe Zhuljeta" të Gunoud, "Toska", "La Boheme" të Puçinit. Tenorët Xhema, Zingariello, Ferrada interpretuan edhe këngë tradicionale shqiptare. I ftuar në këtë koncert ishte edhe pianisti Genc Tukiçi, i cili kishte përgatitur një pjesë të ndërtuar enkas për këtë koncert klasik me motive shqiptare të përshtatura për orkestër.

Tenorët u shoqëruan nga Orkestra Filarmonike e Akademisë së Arteve, në drejtimin e dirigjentit italian, Leonardo Quadrini, me drejtor orkestre Isak Shehun. Drejtor artistik i koncertit ishte Ibrahim Madhi, regjisor Leonard Gjata, ndërsa skenografia ishte një realizim i Attivisimo Doravettit.

Burimet

[redakto]