Roma e frikësuar në pritje të një tërmeti imagjinar
Appearance
Që prej disa javësh, qyteti i lashtë i trembet një legjendë urbane që njofton një tërmet të fuqishëm, që është bërë objek bisede dhe ka lulëzuar në internet.
Gjithçka nisi nga e ashtuquajtura profecia e një sizmologu autodidakt, i cili vdiq në vitin 1979, Raffaele Bendandi, i cili kishte zhviluar teorinë e tij mbi natyrën e tërmeteve.
Ekspertëve duke bërë kërkime mbi punën e tij arritën në përfundimin se ai kishte parashikuar një tërmet shkatërrues në kryeqytetin italian më 11 maj 2011, edhe pse kjo datë nuk paraqitet në mënyrë të qartë në shkrimet e tij.
Ankthi është po aq i madh sa të gjithë e kanë akoma përpara syve tërmetin shkatërrues të Akuilas, rreth 100 kilometra nga Roma që shkaktoi vdekjen e 308 personave më 6 prill 2009.
Burimet
[redakto]- "Roma e frikësuar në pritje të një tërmeti imagjinar" — BalkanWeb, 13. Maj 2011