Rusi, Zeniti fiton Superkupën, mund 1-0 CSKA Moskën

Nga Wikilajme, burimi i lirë i lajmeve që ju mund të shkruani!
Statusi: E mbaruar 17:32, 07. Mars 2011 (UTC)
Ju lutem mos bëni asnjë ndryshim thelbësor. Keni ndonjë opinion për këtë lajm? Postojeni!


Zeniti i Shën Pjetërburgut ka fituar një tjetër trofe këtë sezon, duke mposhtur CSKA-në e Moskës në Superkupën e Rusisë. Ky kompeticion zakonisht vë përballë fituesit e kampionatit me ata të Kupës, por skuadra e drejtuar nga italiani Luçiano Spaleti i fitoi të dyja në sezonin e shkuar, kështu që u përball me ekipin e dytë të kampionatit.

Takimi i zhvilluar në Krasnodar është vendosur nga një gol i Ionov në minutën e 73-të, ndërkohë që më përpara ishte Vagner Lov ai që kishte mundësi të kalonte moskovitët në avantazh, por braziliani ka humbur disa mundësi të mira. Kur dukej se ndeshja mund t’i drejtohej shtesës, Sergei Semak gjeti të lirë në zonë Aleksei Ionov, që shënoi golin e vetëm të takimit.

Burimet[redakto]