Rusi:Mbi 600 persona të bllokuar në Detin Ohio
Appearance
Akujt në detin Ohio kanë bllokuar në Gjirin e Sahalit një anije me mbi 600 persona, njoftoi Ministria ruse e Transportit. Nga sinjalet e marra për aksidentin bëhet e ditur se anija ka ngecur midis akullit që nga dita e djeshme, por deri tani është konsideruar se munden që në mënyrë të pavarur të dalin nga akulli. Nga rajoni janë drejtuar tre anije shpëtimi si edhe akullthyese. Temperatura në Gjirin e Sahalit aktualisht është minus 22 gradë Celsius, ndërsa pritet që ajo të ulet ende.
Burimet
[redakto]- "www.TVSH.com - Radio Televizioni Shqiptar" — 02. Janar 2011