SHBA, realizohet transplantimi i plotë i fytyrës
Appearance
Një 25 vjeçar amerikan ka kryer për herë të parë transplantin e plotë të fytyrës në një spital të Bostonit.
I riu ishte dëmtuar gjatë punës si ushtarak i forcave tw armatosura amerikane. Për realizimin e transplantit punoi një ekip prej 30 mjekësh dhe operacioni zgjati mbi 15 orë. Pacienti pasi ka dalë nga narkoza ishte në gjendje të bisedonte, por shikimi i tij nuk ka qenë i mundur të riparohej, bwjnw tw ditur mediat amerikane.
Kostoja prej 300 mijë dollarësh e operacionit është marrë përsipër nga Departamenti Amerikan i Mbrojtjes si pjesë e kërkimeve për të ndihmuar presonelin ushtarak të plagosur rëndë.
Burimet
[redakto]- "SHBA, realizohet transplantimi i plotë i fytyrës" — Balkanweb, 22. Mars 2011