Sahin: U transferova për Mourinho

Nga Wikilajme, burimi i lirë i lajmeve që ju mund të shkruani!
Statusi: E mbaruar 10 maj 2011 20:17 (CEST)
Ju lutem mos bëni asnjë ndryshim thelbësor. Keni ndonjë opinion për këtë lajm? Postojeni!


Lojtari i ri i Real Madridit, Nuri Sahin ka thënë se shkaku kryesor që ai u transferua te Los Blancos është trajneri, Jose Mourinho të cilin ai e admiron shumë dhe e quan si trajner absolut më të mirë në botë.

“Unë nuk u transferova te Real Madridi për para, por sepse është klubi më i madh në botë. Është e pamundur të thuash jo, për sportin e tyre dhe për historinë e tyre”.

“Unë kam biseduar me Mourinhon dhe ai më ka kthyer në rrugë të mirë. Ne ishim këtu së bashku në Dortmund dhe ai më dha besim në mënyrë të qetë”.

“Ai është trajneri më i mirë në botë dhe unë do të shkoj shumë përpara duke punuar me të”, tha Sahin.

Burimet[redakto]