Samiti i BE-së siguron mbështetje afatgjatë në krizën e euros
Appearance
Pas kontradiktave të gjata në lidhje me kursin e duhur për shpëtimin e euros BE dërgon pak para Krishtlindjeve një sinjal uniteti.
Samiti i BE-së në Bruksel vendosi çuditërisht shpejt për një ombrellë shpëtimi jo të përkohshme, por të vazhdueshme për vendet e eurozonës në vështirësi dhe ndryshimin përkatës të marrëveshjes së BE. Pjesëmarrësit si kancelarja gjermane Angela Merkel folën për një sinjal për Europën dhe euron. Mesazhi drejtuar tregjeve financiare është, që BE nuk lë në baltë asnjë anëtar të tij.
Ombrella e shpëtimit do të hapet nga viti 2013 dhe do të zëvendësojë fondet miliardëshe të deritanishme për vendet e eurozonës në vështirësi.
Burimet
[redakto]- "Deutsche-Welle-Shqip" — 17. Dhjetor 2010