Sekuestrohen ushqime të skaduara në supermarkete
Elia Shllaku utoriteti Kombëtar i Ushqimit ka vërejtur një serë problemesh shqetësuese gjatë inspektimit dhe monitorimit të tregut ushqimor në vend.
Sipas drejtorit të vlerësimit të riskut pranë AKU, Rezart Kthupi, ka patur sekuestrime të produkteve ushqimore të skaduara apo të ruajtura e të tregtuara në kushte të papërshtatshme.
Kthupi konsideroi si problematike edhe gjendjen higjienike apo mungesën e etiketimit të produkteve.
“Kemi vënë re mungesën e kushteve të higjienës në disa subjekte. Kemi vënë re mungesë të higjienës personale të punonjësve në disa subjekte. Kemi vënë re tregëtimin e ushqimeve të skaduara. I kërkojmë konsumatorit të tregojë kujdes, të mos konsumojë ose të paktën të kontrrollojë datën e skadencës të ushqimeve.” theksoi Kthupi.
Sipas listës së AKU-së, në Tiranë janë sekuestruar dhe asgjësuar produkte për shkak të kalimit të afatit të skadencës në supermarketit më të mëdha të kryeqytetit. [1]
Referencat
[redakto]- ↑ BalkanWeb.com (17.11.2010)