Jump to content

ShBA: Gates kundër një operacioni ushtarak që parashikon Kadafin

Nga Wikilajme, burimi i lirë i lajmeve që ju mund të shkruani!
Statusi: E mbaruar 21 Mars 2011 15:54 (CET)
Ju lutem mos bëni asnjë ndryshim thelbësor. Keni ndonjë opinion për këtë lajm? Postojeni!

Robert Gates


Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Robert Gates u shpreh dje kundër një goditjeje ushtarake që kishte si shënjestër drejtuesin libian Muamar Kadafi.

I pyetur mbi mundësinë e ushtrive aleate nëse mund të kenë si shënjestër kolonel Kadafin, pas shkatërrimit të rezidencës së tij ushtarake, Gates theksoi se koalicioni do të respektojë rezolutën e Kombeve të Bashkuara që autorizon përdorimin e forcës për mbrojtjen e civilëve në Libi.

"Mendoj se është e rëndësishme të reagojmë në kuadër të një mandatrezolute të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, deklaroi ai për gazetarët në avionin që po udhëtonte drejt Rusisë. Ministri nënvizoi se ndërhyrja kundër Libisë ishte ndërmarrë nga një koalicion shumë i ndryshëm dhe shtimi i objektivave do të minonte konsensusin që ka të bëjë me rezolutën e OKB-së.

"Nëse ne fillojmë të shtojmë objektiva, mendoj se kjo do të përbëjë problem, theksoi ai. "Ne nuk e dimë se çfarë na ofron e ardhmja. Të gjitha vendet dëshirojnë që Libia të jetë një shtet i bashkuar", shtoi Gates.

Burimet

[redakto]