ShBA - Trichet paralajmëron kundër inflacionit
Presidenti i Bankës Qendrore Evropiane, Jean-Claude Trichet bëri dje një paralajmërim kundër inflacionit duke u shprehur në një intervistë për të përditshmen "Wall Street Journal" se po përgatitej të zbulonte përqindjen kyçe të interesit. "Të gjitha bankat qendrore, në periudha si kjo ku kërcënimet inflacioniste ekzistojnë që në turin e parë, duhet të bëjnë kujdes që të mos kenë efekte në një tur të dytë", theksoi Trichet. Këto propozime, kujton ai, janë bërë edhe në qershor 2008, kur rritja e çmimeve të lëndëve të para dhe veçanërisht naftës kërcënonte të ndikonte në pagat dhe të shkaktonte një spirale inflacioniste. Më 3 korrik 2010, BCE-ja publikoi normën kyçe të interesit me 4,25 për qind para se të ulej me gjysmë pikë në tetor dhe të arrinte deri në një për qind, nivel në të cilin është edhe sot.
Burimet
[redakto]- "www.TVSH.com - Radio Televizioni Shqiptar" — 24. Janar 2011