Jump to content

Shkodër, Kryqi i Kuq konkurs kombëtar për ndihmën e parë

Nga Wikilajme, burimi i lirë i lajmeve që ju mund të shkruani!
Statusi: E mbaruar 10 Prill 2011 20:51 (CEST)
Ju lutem mos bëni asnjë ndryshim thelbësor. Keni ndonjë opinion për këtë lajm? Postojeni!


Vullnetarë të Kryqit të Kuq Shqiptar, kryesisht nga rrethet e veriut të vendit, u mblodhën të dielën në Shkodër për të sensibilizuar popullatën dhe institucionet e ndryshme të vendit mbi nevojën e aftësimit në dhënien e ndihmës së parë në raste aksidentesh apo fatkeqësishë natyrore.

Vullnetarët e Kryqit të Kuq tërhoqën vemendjen e qytetarëve shkodranë teksa demonstronin në mjediset e qëndrës së qytetit mënyrën e dhënies së ndihmës së parë për të aksidentuarit.

Kordinatori i Programit të Ndihmës së Parë Andon Haxhinasto tha- “ky aktivitet organizohet në kuadrin e Konkursit të parë Kombëtar të dhënies së ndihmës së parë, një aktivitet i Kryqit të Kuq Shqiptar që synon të jetë i përvitshëm”.

Për të arritur në këtë takim kombëtar, 39 degët e Kryqit të Kuq Shqiptar në rrethe, kanë organizuar konkurse midis ekipeve të vullnetarëve të ndihmës së parë të trajnuar nga instruktorët gjatë vitit, ku ekipet më të mira kanë mbërritur në takimin e parë kombëtar këtu në Shkodër.

Krahas këtij takimi në qytetin e Shkodrës, do të zhvillohen edhe dy të tjerë në Elbasan dhe Berat, dhe më pas në 21 maj është planifikuar faza e tretë dhe finale e konkursit, që do të zhvillohet në Tiranë, me pjesëmarrjen e ekipeve fituese të tre vendeve të para, që do të dalin nga tre takimet rajonale.

Ky konkurs kombëtar, tha kordinatori Haxhinasto, realizohet sipas së njëjtës skemë që organizohet dhe Konkursi Europian i Ndihmës së Parë.Misioni kryesor i vullnetarëve është që në çdo situatë, të jenë të gatshëm dhe të aftë për të larguar rrezikun dhe të shpëtojnë sa më shumë jetë njerëzish.

“Është e rëndësishme të kuptohet se ndihma e parë është themelore dhe vendimtare në momentet e para të aksidentit, ndërkohë që ajo duhet të jepet vetem nga persona kompetentë”, përfundoi kordinatori i këtij programi Andon Haxhinasto.

Burimet

[redakto]