Jump to content

Shkup: 16 persona ne paraburgim

Nga Wikilajme, burimi i lirë i lajmeve që ju mund të shkruani!
Statusi: E mbaruar 16:04, 26. Dhjetor 2010 (UTC)
Ju lutem mos bëni asnjë ndryshim thelbësor. Keni ndonjë opinion për këtë lajm? Postojeni!


Gjykatësi hetues pranë Gjykatës Penale në Shkup 16 të dyshuarve në rastin "Pero Nakov" u shqiptoi masë paraburgim në kohëzgjatje prej 30 ditësh. Bëhet fjalë për pronarin e Televizionit A1, Velija Ramkovski, drejtoreshën e Televizionit A1 Aneta Koçishki, vajza më e madhe e Ramkovskit, vëllai i tij, ish-drejtori i Televizionit dhe drejtues të tjerë të firmave në "Pero Nakov", të cilët ishin objekt i kontrollit të policisë financiare dhe DAP-it. Avokati i të akuzuarve Mirosllav Vujiq mbrëmë deklaroi se prej 19 të dyshuarit Gjykata ka shqiptuar masë paraburgimi për 16 persona, ndërsa kundër tre të tjerëve është ngritur propozim për zbatim të veprimeve të caktuara hetuese.

Te dyshuarit akuzohen për vepër penale të kryer "shoqërim kriminel", "fshehje tatimore", "larje parash", "keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizim", dëmtim ose priveligjim të kreditorëve", "shkelje të së drejtave nga pronësia industriale dhe shfrytëzim i pautorizuar i firmës së huaj" dhe "pengim të dëshmimit" në periudhë prej vitit 2006 deri në vitin 2010.

Burimet

[redakto]