Jump to content

Shpërlarja e votave

Nga Wikilajme, burimi i lirë i lajmeve që ju mund të shkruani!
Statusi: E mbaruar 18:20, 20 Dhjetor 2010 (UTC)
Ju lutem mos bëni asnjë ndryshim thelbësor. Keni ndonjë opinion për këtë lajm? Postojeni!


Megjithë mungesën e një deklarate zyrtare nga KQZ, sipas raportimeve të mediave të shtunën KQZ-ja ka filluar rinumërimin e kutive nga 40% e vendvotimeve gjithandej nëpër Kosovë.

Lëvizja VETËVENDOSJE! ka theksuar se zgjedhjet e 12 dhjetorit nuk ishin as demokratike e as të ndershme, si dhe i ka kontestuar rezultatet, sepse këto rezultate kanë qene te bazuara në një mashtrim gjithëpërfshirës, sistematik dhe të organizuar. Në vend se të inicohet një hetim mbi votimin e shumëfishtë dhe mbushjen e kutive me vota të parapregatitura, KQZ-ja po e legjitimon krimin duke e bërë rinumërimin e pjesërishëm të kutive, shumë prej të cilave kanë qenë të hapura dhe kollaj mund të jenë mbushur edhe me fletëvotime jolegjitime gjatë bartjes. Ky vendim, si dhe vendimi që të mbahen ri-zgjedhje në vetëm 5 komuna të Kosovës ështe i pjesërishëm, me qëllim që të mbulohen dhe legjitimohen manipulimet në pjesë të tjera të Kosovës.

Lëvizja VETËVENDOSJE! i bën thirrje KQZ-së që të fokusojë veprimet e veta në hetimin e krimit që ka ndodhur më 12 dhjetor, në mënyrë që përgjegjësit të japin llogari. I bëjmë thirrje faktorëve ndërkombëtarë që mos ta mbështesin këtë rinumërim të pjesërishëm dhe këtë shpërlarje të votave, por të mbështesin kërkesat për hetim të pavarur dhe transparent të krimeve që u bënë gjatë këtyre zgjedhjeve.

Burimet

[redakto]
  • Sekretariati për Media dhe Komunikim. "Lajmet.com" —  20. Dhjetor 2010