Jump to content

Shpëtoi pa “hëngër” dajak Buzhala i KEK-ut

Nga Wikilajme, burimi i lirë i lajmeve që ju mund të shkruani!
Statusi: E mbaruar 19 maj 2011 17:50 (CEST)
Ju lutem mos bëni asnjë ndryshim thelbësor. Keni ndonjë opinion për këtë lajm? Postojeni!


Pakënaqësia ndaj KEK-ut sa vjen e rritet. Në shenjë pakënaqësie me reduktimet e ashpra dhe pa orar që po bën KEK-u, banorët e “Tophanes” kanë shkuar të mërkurën në zyrat e Korporatës për të mësuar pse nuk kanë rrymë dhe zëdhënësi Viktor Buzhala për pak sa nuk “hëngri” dajak, njofton Klan Kosova.

Banorët e “Tophanes” në Prishtinë, në shenjë pakënaqësie me reduktimet e ashpra që po bën KEK-u në këtë lagje janë mbledhur për të bllokuar rrugën, por për shkak të shiut që po binte ata vendosën që t’ia mësyjnë zyrave të KEK-ut për të kërkuar sqarime pse nuk kanë rrymë.

Ata në hollin e ndërtesës së KEK-ut kanë kërkuar takim me zyrtarë të Korporatës. Ata thonë se e paguajnë rrymën me rregull dhe se sipas tyre ata padrejtësisht janë vendosur në kategorinë C. Por, ata e kanë një dyshim se një bashkëqytetar i lagjes së tyre është edhe kryetari i komunës Isa Mustafa.

Në shenjë pakënaqësie me reduktimeve të energjisë elektrike, qytetarët e kësaj lagjeje nervozen e tyre e kanë shfryrë ndaj zyrtarëve të KEK-ut, më saktësisht ndaj zëdhënësit të kësaj korporate Viktor Buzhala.

“Këta gjithmonë rrejnë”, ishin këto disa nga akuzat që banorët e revoltuar ia drejtuan Buzhalës.

Me këtë rast aty ka ardhur edhe Policia e Kosovës, por sherri nuk ndalet as pas kësaj dhe banorët vazhdojnë me akuza drejt Buzhalës.

Ndërkohë është aranzhuar një takim ndërmjet banorëve të lagjes dhe zyrtarëve të KEK-ut pas 40 minutash. Edhe pse nuk kanë dashur të presin 40 minuta për të hyrë në takim, banorët e lagjes megjithatë kanë zhvilluar takimin me zyrtarë të KEK-ut, nga të cilët kanë marrë premtime për zgjidhjen e problemit.

“Drejtori i rrjetit, njëfarë Agroni na premtoi se shumë-shumë shpejt do të mundohet ta zgjidhë këtë problem”, ka thënë njëri nga banorët që ishte pjesë e takimit.

Burimet

[redakto]