Shqipëri- Maqedoni
Kombetarja e Shqiperise do te zbrese sot(17 nëntor 2010) ne oren 18:00 ne stadiumin “Skenderbeu” te Korces per miqësoren kunder Maqedonise, e cila eshte dhe ndeshja e fundit per skuadren kuqezi per kete vit. Mungesat e shumta si pasoje e demtimeve i kane hapur rrugen aktivizimit te futbollisteve te rinj, nderkohe qe trajneri Josip Kuzhe ne konferencen e fundit per shtyp ka kërkuar maksimumin nga skuadra e tij, duke e cilësuar Maqedonine nje test te vertete perpara sfides se ardhshme ne eliminatoret e Euro 2010.
“Kemi perpara nje ndeshje futbolli qe duhet ta fitojna
Trajneri kat nuk ka dyshime ne lidhje me formacionin qe do te zbrese ne fushe nga minuta e pare ne modulin 4-4-1-1. Mungesa e Arjan Beqaj ka bo qe pome pa besohet Samir Ujkanit, ndersa perpara tij do te rreshtohen Lila, Vangjeli, Dallku dhe Teli, i cili do te marre vendin e Lorik Canes ne qender te mbrojtjes. Rikthimi i kapitenit Altin Lala jep siguri ne mesin e fushe, ku bashke me te ne qender do te luaje Bulku, ndersa krahet do t’i besohen Muzakes dhe Agollit. Nje mungese e rendesishme eshte ajo e Ervin Skeles, ndersa ne vendin e tij do te pozicionohet Klodian Duro qe do te mbeshtese Hamdi Salihin te vetem ne rolin e sulmuesit te mirëfillte.
Miqesorja kunder Maqedonise eshte fundit per Shqipnin ne vitin 2010, ndersa ne muajin shkurt kombëtarja kuqezi ka me prit Bjellorusine per eliminatoret e Euro 2012 ne grupin D. [1]