Shqiptarët hyjnë në 2011 me çmime të çmendura

Nga Wikilajme, burimi i lirë i lajmeve që ju mund të shkruani!
Statusi: E mbaruar 11:15, 5. Janar 2011 (UTC)
Ju lutem mos bëni asnjë ndryshim thelbësor. Keni ndonjë opinion për këtë lajm? Postojeni!

Çmime të çmendura për Shoqatë.


Sipas vlerësimit të Shoqatës së Konsumatorit, festat e fundvitit 2010 u karakterizuan nga një konsum modest të shqiptarëve, në krahasim me vitet e mëparshme. Me sa duket, ka pasur një përkujdesje në llogaritje të buxhetit familjar dhe një përgjigje të ofertë-kërkesës nga qytetarët, duke u treguar më të kujdesshëm në zgjedhje dhe heqje dorë nga konsumet e panevojshme.

Në fakt, çmimet e "shportës" së festave kanë qenë tej normales. E perditshmja Gazeta Shqiptare ben te ditur sot se një rritje të konsiderueshme të çmimit kanë pësuar fruta-perimet, si domate, patate, kastravecë, qepë, spinaq, speca, patëllxhanë, lulelakër, ullinj, mollë, portokalle, hurma, mandarina, shegë, banane, gështenjë, kumbulla etj. Këtë vit, çmimet e produkteve ushqimore dhe të shërbimeve kanë pësuar një rritje shumë më të madhe se herët e tjera, në mënyrë të veçantë mishi dhe nënproduktet e tij, fruta-perimet, por edhe buka masive, e cila në disa qytete ka arritur çmimin 100 lekë/copë, në një kohë kur konsumatori nuk merr informacion për bukën që konsumon as në sasi, as në cilësi, pa ditur se ç'kosto do të kenë në të ardhmen mangësitë në këtë drejtim mbi shëndetin e tij. Kur është fjala për bukën, nuk flitet vetëm në gramaturë, por ka rëndësi edhe vend-origjina e grurit, miellit, rrezja e produktit, efektet ushqyese, apo përmbajtja e trupave të huaj, siç janë kimikate, metale të rënda etj.

Konsumatori shqiptar paguan pa informacion tek buka, uji, energjia, telefonia, deri tek informacioni viziv në media, ndërkohë që i rritet edhe tarifa e shërbimit të TVSH", - thekson Islam Cani, kreu i Shoqatës. Ndërkohë, karburantet kanë arritur rekorde të reja. Një litër benzinë shitet aktualisht me pakicë 157 lekë të reja.

Burimet[redakto]